Komunikatat për shtyp 2010

  • 10 dhjetor 2010 (seanca nga 6 deri më 8 Dhjetor 2010)
    Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut mbajti seancën e saj të katërt në Prishtinë me 6-8 dhjetor 2010. Paneli shqyrtoi dhe shpalli të papranueshme dy ankesa, dy ankesa për tu komunikuar te Shefi i Misionit EULEX për vëzhgim dhe ka kërkuar informata shtesë mbi pesë ankesa.
  • 9 nëntor 2010
    Ftesë për media për të marrë pjesë në seancën njoftuese të Panelit për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut që e organizoi në Mitrovicën e Veriut më 11 nëntor 2010.
  • 15 Shtator 2010 (seanca nga 13 deri më 15 Shtator 2010)
    Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut ka mbajtur  seancën e tij të tretë ne Prishtinë nga 13-15 Shtator 2010. Paneli ka shqyrtuar dhe ka deklaruar katër raste sit ë papranueshme. Paneli ka vazhduar me kampanjën e tyre përmes mbledhjeve me Ministrin e Drejtësis së Kosovës, Drejtorin Ekzekutiv të Qendrës Juridike të Kosovës, Zyrtarët Ligjor të KFOR-it gjithashtu dhe me përfaqësues të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të komuniteteve nga ICO-ja dhe EUSR-ja.
  • 05 Gusht 2010
    Ftesë Shtypit dhe Mediave të tjera që të kontaktojnë Panelin për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut.
  • 21 Korrik 2010 (seanca në teren me 19 dhe 20 Korrik 2010)
    Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut ka mbajtur séance te shkurta rajonale me OJQ, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të komunave, organizata rinore dhe PK në Gjilan,Ferizaj, Prizren, Pejë dhe Mitrovicë me 19 dhe 20 Korrik 2010.
  • 11 Qershor 2010 (seanca nga 9 deri me 11 Qershor 2010)
    Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut u bë operativ me 09 Qershor 2010. Gjatë seancës së tij të rregulltë të parë nga 09 deri me 11 Qershor 2010, Paneli ka adoptuar Regulat e Procedurave te tij, dhe ka mbajtur mbledhje me Ombudspersonin e Kosovës; Drejtori I të Drejtave të Njeriut dhe komuniteteve dhe Shefi I Sektorit të Monitorimit Ligjor të OSBE-së; Shefin e Zyrës së UNHCHR në Kosovë dhe Shefin e Zyrës së CoE në Kosovë. Gjithashtu Paneli u takua me OJQ lokale të ndërlidhura në sektorin e të drejtave të njeriut.
  • 6 Maj 2010 (seanca nga 4 deri me 6 Maj 2010)
    Anëtarët e Panelit për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut u caktuan me 04 May 2010. Pastaj, nga 4 deri me 6 Maj 2010 paneli ka mbajtur seancën e tyre preliminare dhe planifikuese ku është biseduar për Regulat e Procedurat, orarin e mbledhjeve dhe fushatëva në teren që do të mbahen në të ardhmën e afërt. 

22.09.2011